8.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Shilegov nga Kisela Voda: Realizohen një sërë projektesh kapitale njëkohësisht, shkupjanët e meritojnë Më të mirën

Shkup, 28 shtator – “Shkupi sot është shumë më i mirë se para katër viteve. Kemi investuar shumë dashuri në çdo mëhallë, në çdo kënd të qytetit tonë”, theksoi Petre Shilegov, kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe aktualisht i pari i kryeqytetit në tribunën e sontme në komunën e Kisela Vodës.

Ai tha se vetëm në Kisela Vodë, në vendet e deponive të dikurshme të paligjshme janë ngritur mbi 22.000 metra katrorë parqe të reja, ku janë mbjell mbi 1.000 fidanë, ndërsa theksoi edhe në serinë e projekteve të tjera të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kandidati për mandatin e dytë të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, shkupjanëve dhe qytetarëve të komunës së Kisela Vodës u tha se “Më e mira po vjen dhe do të ndodh me rrethimin e numrit 12, në zgjedhjet lokale më 17 tetor”. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img