Shkup, 21 shtator – Ish-kryetari i komunës së Shkupit, Petre Shilegov, në intervistë për Kanal 5 tha se nuk është inatosur me shkupjanët që nuk i dhanë mundësi për mandat të dytë. Ai beson se nuk ka ambicie të kandidojë sërish për kryetar komune por shprehu një sërë kritikash për menaxhimin aktual të qytetit.
“Jetoj në Shkup, më vjen keq që nuk gjej fjalë të mira për administratën aktuale të qytetit. Për 6 muaj automobilistët privatë nuk funksionuan, fola për një reformë të plotë të transportit urban. Mendoj se premtimet bëhen shumë lehtë në politikën maqedonase. Për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit kemi pasur grevë në transportin publik, grevë e parë në higjienën komunale. Ato procese janë përgjegjësi e menaxhmentit aktual, jo e paraardhësve”, thotë Shilegov.
Ai thotë se “Danela Arsovska ka qenë e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja, se a kanë pasur atëherë konflikt personal nuk më intereson mua si qytetar, Qeveria në çdo nivel është e obliguar që të bëjë transferime të caktuara”.
“Paratë kanë qenë të njëjta edhe më parë edhe tani, gjithmonë kanë qenë të njëjta, problemi është në menaxhim”, thotë Shilegov.