33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Shfrytëzuesit e ndihmës minimale do marrin kompensim për energjinë në amvisëri

Shkup, 5 gusht – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se përmes përshtatjes së rregulloreve nga fusha e mbrojtjes sociale, ka siguruar një qasje më të lehtë në realizimin e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar dhe marrjen e kompensimit në të holla për shkak të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsumin e energjisë në amvisëri edhe për muajt nga prilli deri në shtator në rrethana të jashtëzakonshme, gjegjësisht për kohëzgjatjen e pandemisë me KOVID-19.

“Duke marrë parasysh se rrethanat e jashtëzakonshme me pandeminë me KOVID-19 kanë përfunduar, i njoftojmë qytetarët se qasja  e lehtësuar deri në të të drejtën e ndihmës minimale të garantuar ndërpritet të vlejë dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar do të marrin një kompensim në të holla me qëllim të mbulimit  të një pjese të shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri për muajt nga tetori deri në mars, sipas Ligjit për mbrojtje sociale,  të llogaritur nga 30.06.2022”,  informojnë  nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img