Shkup, 2 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot Departamenti për Punë Civile, përkatësisht të gjitha njësitë rajonale në kuadër të Departamentit, si dhe pikat në objektet e RTVM dhe “Beko” në Shkup do të punojnë në lëshimin e dokumenteve të gatshme personale të qytetarëve (pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferi).
Në Shkup (RTVM dhe “Beko”) shërbimet administrative do të punojnë nga ora 08 deri në 16, ndërsa shërbimet tjera rajonale administrative në shtet do të punojnë në periudhën nga ora 08 deri në 12.