Shkup, 12 tetor – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot e ka vizituar kompaninë “Vezë Sharri” ku në takim me pronarin e saj, Arben Abdurrahmani biseduan për mënyrat se si shteti të vazhdojë t’u ndihmojë prodhuesve, të cilët me anëtarësimin në NATO duhet të jenë më ambiciozë, ta rrisin prodhimin, e me këtë të hapin edhe vende të reja pune.
“Kjo kompani vendore tregon se është e mundur të depërtoni në tregun e NATO-s dhe para se shteti të bëhet anëtare e NATO Aleancës. SË bashku me pronarin, biznesmenin tonë me renome nga “Vezë Sharri”A, folëm se ekzistojnë mënyra se si shteti edhe më tej mundet t’u ndihmojë prodhuesve të këtillë me anëtarësimin tonë në NATO të jenë më ambiciozë, me të vërtetë të hapin vende pune në vend. Ky është qëllimi i Qendrës sonë për mbështetje të kompanive vendore”, deklaroi ministrja Shekerinska.
Ajo edhe një herë i ftoi kompanitë vendore që të paraqiten, t’i shfrytëzojnë avantazhet që u jepen, e kjo para se gjithash është një procedurë e shpejtë dhe efikase.
“Treguam se vetëm për disa ditë mundemi edhe zyrtarisht t’ua hapim dyert në tregun e NATO-s dhe me cilësinë e produkteve të tyre, me çmimin konkurrues të këtyre tenderëve”, tha ministrja”, theksohet në kumtesën e MM.
Shekerinska dërgoi mesazh se Qeveria është plotësisht e hapur drejt agro-biznesit dhe se do të vazhdojë t’u ndihmojë të gjithë prodhuesve vendorë që ta zgjerojnë biznesin dhe të hapin vende të reja pune.
Drejtori i “Vezë Sharri”, Abdurrahman e ka përshëndetur qasjen e Ministrin e Mbrojtjes, që mundëson që kompanitë tona të mund të eksportojnë në tregun e NATO-s dhe i ka inkurajuar biznesmenët që të paraqiten dhe të jenë të bindur se kompanitë vendore kanë kapacitet që ta furnizojnë Aleancën.