14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Shekerinska: Treguam se jemi të gatshëm të punojmë për marrëdhëniet fqinjësore

Shkup, 29 tetor – Marrëdhëniet e mira fqinjësore kërkojnë investim nga të dy anët. Si shtet treguam se jemi të gatshëm të punojmë për marrëdhëniet e mira fqinjësore. Pres që edhe fqinjët nga Bullgaria ta tregojnë atë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth vlerësimit të zëvendës sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Eskobar, se porosia më e fuqishme që BE-ja tani mund ta dërgojë është të fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para fundit të këtij viti kalendarik.

Shekerinska përkujtoi se diçka para më shumë se një muaji një ekip i Ministrisë së Mbrojtjes ishte në Uashington dhe ka pasur mundësi që atëherë për herë të parë të bisedojë me Eskobarin.

“Aleatët tanë kanë mbetur në fjalën dhe këtë e dëgjojmë disa herë nga ai moment, se do të investojnë përpjekje shtesë në rajon që ta sjellin atë që e pret dhe ajo që është mirë për të gjithë, a ajo është vazhdimi i procesit të integrimit evropianë. Edhe një herë Eskobari, gjatë bisedës, e pastaj edhe në deklaratë zyrtare tha se interesi strategjik edhe i SHBA-së është që ky rajon të shkojë përpara. Recetën për këtë e shohin në fillim të negociatave me BE-në, për ne dhe për Shqipërinë. Pamë se ato nuk janë vetëm fjalë diplomatike, protokollare me të cilat do të na ngushëllojnë, por me të vërtetë kjo është politika, të cilën SHBA-ja e zbaton”, tha Shekerinska.

Ajo potencoi se këtë e pamë edhe në vepër, gjatë muajit të kaluar dhe shtoi se këto janë edhe deklarata që i dëgjojnë edhe nga kolegët evropianë.

“Kjo ishte porosia edhe nga Sanino, i cili përsëriti se Maqedonia e Veriut e ka punuar atë që prej saj pritej dhe se tani duhet BE-ja ta punojë pjesën e saj. Asnjëherë deklaratat nuk janë të mjaftueshme dhe në prapavijë diskutohet, analizohen obsione të ndryshme, por në fund do të varet edhe nga ne, por më së shumti nga Bullgaria, si dy vende të cilat do të duhej vet të intersohen për atë që rajoni të shkojë përpara dhe marrëdhëniet bilaterale të përparojnë, e jo të stagnojnë”, tha Shekerinska në Stadiumin e Armatës në Shkup, gjatë promovimit të pajisjes së re sportive për Armatën.

Sipas saj, deklaratat në të cilat vazhdimisht përmenden disa kërkesa të reja bullgare nuk ndihmojnë dhe definitivisht dërgojnë porosi të gabuar në BE dhe NATO. Shekerinska pret që pas zgjedhjeve në Bullgari një pjesë e asaj retorike “pak të qetësohet”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img