2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Shekerinska mysafire në Komandën Aleate të Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli

Shkup, 2 gusht – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot qëndron në selinë e NATO-s në Napoli, Itali ku do të ketë takime në Komandën Aleate të Forcave të Bashkuara të NATO-s. Ministrja do të ketë takim tet-a-tet me njeriun e parë, komandantin e Komandës Aleate, admiralin Robert Burk.

Siç in formuan nga Ministria e Mbrojtjes, në takim mes tjerash do të bisedohet për sfidat aktuale në siguri, rolin e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s dhe kontributin tonë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në kuadër të vizitës në Napoli, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Armatës i udhëhequr nga Shekerinska, do të ketë takime me drejtoritë për stërvitje dhe operacione ku do të informohen për aktivitetet e Komandës Aleate.

Takimi i fundit i ministres Shekerinska me admiralin Burk ishte në mars të këtij viti kur ai e vizitoi Maqedoninë e Veriut me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të anëtarësimit në NATO

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img