14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

SHBA-të, Kosova dhe Evropa

NGA: REXHEP TORTE

SHBA-të ndaj Kosovës janë besnike, ndërsa Evropa si gjithnjë hileqare.

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, Kosova dhe shqiptarët në tërë botën Ju falemenderojnë nga zemra, për angazhimin dhe gatishmërinë T’uaj për arritjen e sukseshme dhe të drejtë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, edhe nëpëmjet emërimit të pesë ambasadorëve të vyer në shtetet e Ballkanit.

Të nderuar ambasadorë të SHBA-vë, Kristofer Hill -ambasador i SHBA-ve në Beograd, Gabriel Escobar- zyrtar i lartë i Departamentit të SHBA-ve për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Jeffrey Hovenier- ambasador i SHBA-ve në Prishtinë, James O’ Brien- koordinator për politikë dhe sansksione dhe Michael Jefrsey- ambasador i SHBA-ve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Serbia kriminale dhe serbët kriminelë me okupimin dhe zgjerimin e kufijve të Serbisë në Ballkan janë bërë kanceri në metastazë në Ballkan.

Serbia kriminale dhe serbët kriminelë këtë e dëshmuan edhe në fundshekullin e 20-të me agresionet gjenocidale që i kryen në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia kriminale në këto tre agresione gjenocidale, vuri në zbatin doktrinën famëkeqe të kriminelit Sllobodan Millosheviq që kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Aleksandër Vuçiqi, presidenti aktual i Serbisë kriminale, ishte bashkepunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe asokohe deklaronte publikiisht, që për një ushtar të vrarë serb, të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Ivica Daçiqi, kryeparlamentari aktual i Serbisë kriminale, gjithashtu ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në vitin 2020 në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar dhe të varrosur në varreza masive në Serbi, si edhe të djegur mizorisht në hekuranat e Serbisë kriminale, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimet e shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që i kreu Serbia kriminale në kosovë, nuk do t’i kryenin as bishat më të egra në rruzullin tokësor.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img