14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

ShBA, Gjermania, Franca, Italia dhe 9 shtete tjera dalin kundër ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimor

Gjermania, Italia, Franca dhe nëntë shtete tjera evropiane i bënë thirrje të enjten Izraelit që të tërhiqet nga vendimi për avancimin e planeve për ndërtimin e rreth 3.00 njësive të banimit në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë të përbashkët të Ministrive të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Francës, Spanjës, Suedisë, Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Irlandës, Holandës, Norvegjisë dhe Polonisë thuhet se këto vende e kundërshtojnë zgjerimin e vendbanimeve nëpër Territoret e pushtuara Palestineze, shkruan Reuters.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që t’i përforcojnë hapat e marrë në muajt e fundit për ta përmirësuar bashkëpunimin dhe për t’i ulur tensionet”, thuhet në deklaratë.Gazeta Express një ditë më parë raportoi se edhe Shtetet e Bashkuara janë deklaruar kundër planeve të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar rreth planit të qeverisë izraelite për avancimin e mijëra njësive të banimit nesër, të mërkurën, shumë prej tyre thellë në Bregun Perëndimor”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për gazetarë.“Ne e kundërshtojmë fuqishëm zgjerimin e vendbanimeve, që është tërësisht në shpërputhje me përpjekjet për uljen e tensioneve dhe për sigurimin e qetësisë dhe kjo e dëmton perspektivën për zgjidhjen me dy shtete”, tha Price.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img