21.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

SHBA e pranon se sulmi me dron në Kabul vrau civilë

SHBA-ja tani e pranon se një sulm me dron në Kabul disa ditë para tërheqjes së saj ushtarake vrau 10 njerëz të pafajshëm, tha një zyrtar amerikan për CBS News.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një hetim zbuloi se sulmi i 29 gushtit vrau një punonjës të pafajshëm ndihmës, së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë.

Viktima më e re ishte vetëm dy vjeç.

Inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e atij personi për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me grupin terrorist IS-K.

Sulmi ishte një nga aktet përfundimtare të ushtrisë amerikane në Afganistan, para përfundimit të operacionit të tij ushtarak 20-vjeçar në vend. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img