23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Shahpaska – Duxhak: Bashkëpunimi i deritanishëm me KB-në jep rezultate të shkëlqyeshme

Shkup, 29 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot realizoi takim pune me koordinatoren e përhershme të KB-së në vend, Rosana Duxhak, ku morën pjesë edhe përfaqësues të një pjese të Agjencive të Organizatës Botërore.

Ministrja Shahpaska në takim i paraqiti projektet të cilat Ministria ka punuar periudhën e fundit, rezultatet e arritura, por edhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Ajo e theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit që agjencitë e KB-së në vazhdimësi ia japin vendit tonë në përparimin e politikës sociale, por edhe në fushat e tjera, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Mbështetjen të cilin e marrim nga Kombet e Bashkuara në përgatitjen dhe në zbatimin e proceseve të reformave në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijës, si dhe në pjesën e marrëdhënieve të punës për ne si Qeveri dhe Ministri e Punës dhe Politikës Sociale është me rëndësi të madhe”, deklaroi Shahpaska.

Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm për realizimin e qëllimeve të përbashkëta në ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë qytetarët, me fokus të kategorive të ndjeshme vazhdon. rezultatet pozitive nga puna e deritanishme i kemi konfirmim se jemi në rrugën e vërtetë, theksoi Shahpaska.

Ministrja Shahpaska theksoi se përparimi i të drejtave dhe kushteve të personave me aftësi të kufizuara, përforcimi i përfshirjes së tyre në shoqëri, shërbimet sociale në nivel lokal, barazia gjinore, lufta institucionale kundër dhunës mbi gratë dhe dhuna në familje janë pjesë e fushave në të cilat agjencitë e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë t’i mbështesin politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img