19.8 C
Skopje
Friday, October 4, 2024

Selmani për deklaratën e Gashit: Është konspirative, edhe po të kishte BDI njerëz të infiltruar, paraqet dobësitë e partive tjera

Shkup, 21 gusht – Ish zv/kryeministri Imer Selmani në “Summer Click” duke e komentuar deklaratën e kreut të Alternativës Afrim Gashi, tha se personalisht nuk mendon që BDI ka njerëz të infiltruar në çdo parti politike. Selmani në TV21 tha se edhe nëse është i vërtet ky konspiracion, sipas tij, kjo do të paraqiste dobësitë e vet partive opozitare.

“Është tepër konspirative të thuash se BDI ka në çdo parti politike njerëz të infiltruar. Tani ajo mund të shihet si lojë jo fer mes partive politike, por nga ana tjetër edhe një dobësi nga ana e partive politike aktuale të cilat kanë lejuar që eventualisht kanë lejuar që BDI të ketë infiltrime të tilla”, tha Selmani.

Selmani në “Summer Click” në TV21 tha se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka elektorat të trashëguar pasi Mexhiti ka qenë për gati 20 vjet nënkryetar i BDI-së. Selmani thotë se kjo parti do t’i marrë vota BDI-së, po se sa dhe ku, do të duhet të shohim në zgjedhje.

“Nuk ka dyshim se do të marrë një pjesë të votave nga kontoja e BDI-së, për shkak se janë të njëjtit njerëz, por sa dhe si dhe ku, është shumë herët për arsye se ajo parti politike është në zanafillën e vet, në themelimin, në shtrirje, do të shohim sa do të arrijë që në çdo komunë ku jetojnë shumica shqiptarëve të krijojnë strukturat e veta”, theksoi Selmani.

Marketing
Related news