13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Sela: Vendimi i Skender Rexhepi-Zejd nuk do të ndikojënë raportet mes Aleancës dhe Alternativës (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një prononcim para mediave deklaratën e deputetit Skender Rexhepi-Zejd e ka cilësuar si të pabazë.

“Njeriu kur ka ndonjë hall mundohet të gjej arsyetime të pabaza dhe gënjeshtra. Kërkush nuk është fëmijë, gjithsecili e di që lista që është nënshkruar për ta rrëzuar qeverinë dhe natyrisht ideja e rrëzimit të qeverisë është rrëzimi i një qeverie e cila nuk kishte se si të ndodh ndryshe po të shndërrohet në një regjim hibrid. Kurrkush nuk ka nevojë asnjë të manipulojë, unë nuk dua të merrem me detaje sepse aspak nuk janë të vërteta ato që kam dëgjuar, nuk kam nevojë të mashtroj dikë,” ka deklaruar Sela.

Ai ka shtuar se vendimi i Skender Rexhepit –Zejd nuk do të ndikojë në raportet mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alterativës.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=723382891955219&t=251

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img