2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Sela: BDI të tërheqë kandidatin në Bërvenicë, ne morëm më shumë vota në zgjedhjet e fundit

Shkup, 23 shtator – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, akuzoi BDI-në se nuk mbanë llogari për komunën e Bërvenicës, e cila ndonëse me shumicë shqiptare mund të kalojë nën drejtimin e VMRO-DPMNE-së ose LSDM-së, për shkak të pjesëmarrjes së tre kandidatëve shqiptarë në garën zgjedhore. Sela, tha se koalicioni opozitar ASH-AAA ka tërhequr kandidatin në Kërçovë për të mos rrezikuar drejtimin e komunës nga shqiptarët, ndërsa shtoi se BDI-ja nuk e bën një gjë të tillë në Bërvenicë pavarësisht se në këtë komunë, ASH-ja ka tubuar më shumë vota në zgjedhjet e fundit.

“Ne kemi pasur përgjegjësinë e nevojshme përpara qytetarëve dhe kemi bërë kompromis. Aty ku ka qenë e nevojshme dhe ku e kemi vlersuar. E keni edhe qëndrimin e z.Gashit në lidhje më Kërçovën. Merrni deklarat që mi përsërisnin, ku unë në 2017 kam thënë që hajde kush i fiton listat e këshilltarëve pastaj ta ketë edhe kandidatin. Në listat e këshilltarëve në 2017, ne kemi fituar edhe Strugën edhe Bervenicën. Kemi humbur në Kërçovë. Ne nuk kemi kandidat atje, ata kanë kandidat në Bervenicë. Këtu shihet që nuk kanë subjekt politik që kanë hallin te shqiptaria por te partia”

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img