34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Sejdiu: Ne e dijmë saktë çfarë i duhet Zhelinës, ata nuk kanë as vizion e as ide për komunën

Shkup, 25 tetor – Kryetari actual I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu pas zgjedhjeve të 17 tetorit vazhdon garën në raundin e dytë për këtë komunë. Më një postim në rrjetin social Facebook ai ka shprehur falenderim ndaj të gjithë aktivistëve dhe sumpatizantëve që e votuan duke u shprehur se beteja ende po vazhdon dhe se me datë 31 tetor bashkë me mërgatën dhe Aleancën do të festojnë fitore.

Në vazhdim në postimin e tij Sejdiu thotë se: “Fitorja na takon neve, ata nuk kanë as vision as ide, ndërsa ne e dijmë saktë çfarë I duhet komunës sonë. Është shumë afër fitorja e madhe për Zhelinën e Tetovën, dhe gjithkund ku garojmë bashkë me koalicionin!

Në vazhdim postimi i plotë i Blerim Sejdiut:

“FITORJA E MADHE ËSHTË AFËR!
Mesazh falenderues njëherësh edhe një forcë shtyse për çdo qytetarë, aktivistë e simpatizantë që na ka besuar e votuar më 17 tetor. Beteja jonë nuk ka përfunduar. Më 31 tetor, së bashku me Mërgatën e Aleancën, së bashku me çdo qytetarë që e dëshiron zhvillimin e urbanizimin e komunës sonë do të fitojmë dhe në mbrëmje do të festojmë.
Ata nuk kanë as vizion e as ide për komunën!
Ne dijmë saktë çfar i duhet komunës së Zhelinës andaj fitorja na takon neve! Është shumë afër fitorja e madhe për Zhelinën e Tetovën, dhe gjithkund ku garojmë bashkë me koalicionin!
me ZEMËR për KOMUNËN tonë!” përfundon Sejdiu. /InfoShqip.com

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img