30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Së shpejti pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID dhe dozës përforcuese

Së shpejti në vend pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së përforcuese të vaksinës antiCOVID-19 dhe dhënien e dozës së tretë.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar për Telegrafin se cili është dallimi mes një dozë përforcuese COVID-19 dhe një dozë shtesë (e tretë) kundër COVID-19.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës shtesë (së tretë) kundër COVID-19 dhe pritet shpejt që të bëhet rekomandimi edhe për dhënien e këtyre dozave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Çka dallon doza përforcuese nga doza e tretë:

Një dozë përforcuese e COVID-19 është një dozë e re që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar për të ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes që ka rënë me kalimin e kohës. Disa grupe që janë treguar se e humbasin mbrojtjen më shpejt se të tjerët tani kanë të drejtë për një përforcues.

Një dozë shtesë (e tretë) kundër  COVID-19 është një dozë tjetër vaksine që i jepet dikujt që nuk mori mbrojtje të mjaftueshme nga seritë fillestare të vaksinave të tyre. Disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar mund të marrin një dozë shtesë për t’u mbrojtur plotësisht kundër COVID-19.

Ndërkohë, në vend është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit me dozën e parë dhe të dytë.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe Astra Zeneca.

MSH më herët ka informuar qytetarët se nuk kanë nevojë të caktojnë fare termin për të marrë vaksinën.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës. Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.

Po ashtu, MSH ka ftuar edhe qytetarët që kanë kaluar virusin që të marrin vaksinën.

“Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19. Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit”, thuhej në njoftimin e MSH-së.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img