14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Samiti i G20-s, “ekipi i zjarrfikësve” për të shpëtuar botën nga kriza

Liderët nga 20 ekonomitë kryesore të botës janë mbledhur në Romë për takimin e parë ballë për ballë pas rënies së pandemisë së COVID-19, me pritshmëri për të gjetur rrugëdalje për të përballuar ndryshimin klimatik dhe për të realizuar barazinë e shpërndarjes së vaksinave.

Samiti mbahet nga e shtuna deri të dielën në Romë të Italisë,  për ndryshimet klimatike, pandeminë e COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike globale ndër temat kryesore.

Në ditën e parë të samitit u zhvillua sesioni i parë me titull “Ekonomia globale dhe shëndeti global,” kurse sesioni i dytë dhe ai i tretë të dielën  fokusohen përkatësisht në “Ndryshimin e klimës e mjedisin” dhe “Zhvillimin e vazhdueshëm”.

Samiti mbahet në prag të samitit COP26 që zhvillohet në Gllasgou të hënën.

G20-a, e krijuar në vitin 1999, shërben si forum për bashkëpunimin ndërkombëtar për çështje ekonomike dhe financiare.

Anëtarët e G20-s përbëjnë rreth 60 për qind të popullsisë së planetit dhe rreth 80 për qind të PBB-së globale.

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim në sesionin e parë të Samitit të 16-të të G20-s. 

Lidhur me sfidat globale, Xi Jinping-u shtjelloi qëndrimin e Kinës dhe shpalli një propozim prej pesë pikash,duke u ndalur ne mënyrë te veçantë tek solidariteti për bashkëpunimin antipandemik.  

“Deri tani, Kina ka ofruar mbi 1.6 miliard vaksina për mbi 100 vende e organizata ndërkombëtare. Pritet që sivjet kjo shifër t’i kalojë 2 miliardët. Tani Kina po zhvillon prodhimin e përbashkët të vaksinave me 16 vende dhe po negocion me 30 vende për partneritet bashkëpunimi për vaksinat në kuadër të ‘Një brez, një rrugë’. 

Forcimi i bashkërendimit në të mirë të rimëkëmbjes ekonomike , zhvillimi i përbashkët dhe gjithëpërfshirës, janē drejtime ku  G20-a duhet të vërë në jetë  sëbashku me iniciativën e vet për nxitjen e inovacionit dhe eksplorimi i motorëve të zhvillimit. G20-a duhet të formulojë rregulla mbi bazën e pjesëmarrjes së plotë dhe konsensusit të gjerë, për të krijuar një mjedis të mirë për zhvillimin e drejtuar nga inovacioni.  Integrimi i thellë i teknologjisë digjitale me ekonominë reale  do të bëjë të mundur  të ndihmohen vendet në zhvillim duke  eliminuar  “ndarjen digjitale”- nënvizoi presidenti kinez

Drejtim i rëndësishëm mbetet bashkëjetesa harmonike, e gjelbër dhe e qëndrueshme. G20-a duhet të mbështesë parimin e përgjegjësive të përbashkëta, por të ndryshme, të promovojë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Parisit për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe të mbështesë Konferencën e 26-të të Palëve të Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe konferencën e 15-të të Konventës për Diversitetin Biologjik të zhvillohen me sukses. 

Më tej Presidenti  kine, shtoi se : “Besoj se zhvillimi i Kinës do të sjellë më shumë mundësi të reja për të gjitha vendet dhe do t’i shtojë hovin ekonomisë botërore.”

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img