24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Samit ndërkombëtar i tregtisë së shërbimeve

Samiti Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës 2021 në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tregitsë së Shërbimeve u mbajt të enjten në Pekin. 

Deri tani janë zhvilluar shtatë edicone të Panairit Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve të Kinës që nga viti 2012. Ky panair është ekspozita më e madhe gjithëpërfshirëse në fushën e tregtisë globale të shërbimeve, dhe është gjithashtu një platformë tregtare.

Presidenti kinez Xi Jinping tha në videofjalimin e tij se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për t’iu përmbajtur bashkëpunimit të hapur, përfitimeve të ndërsjella dhe rezultateve me dobi të përbashkët, dhe të ndajnë mundësitë e zhvillimit në tregtinë e shërbimeve, në mënyrë që të promovojnë rimëkëmbjen dhe rritjen e ekonomisë botërore. Qeveria kineze do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të thellojë reformën e Bordit të Ri të Tretë, të hapë Bursën e Pekinit dhe të krijojë një pozicion kryesor për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme inovative në sektorin e shërbimeve. Kina do të rrisë nivelin e saj të hapjes, do të promovojë zbatimin e listës së tregtisë së shërbimeve ndërkufitare në të gjithë vendin dhe të eksplorojë krijimin e një zone demonstruese të zhvillimit të inovacionit të tregtisë së shërbimeve kombëtare. Ndërkohë, ai deklaroi se Kina do të rritë mbështetjen për zhvillimin e industrisë së shërbimeve në vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” dhe do të ndajë arritjet e zhvillimit teknologjik të Kinës me botën. Gjithashtu do të forcohet  vendosja  e rregullave në sektorin e shërbimeve , dhe do të mbështetë Pekinin dhe zona të tjera në zhvillimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë së lirë të nivelit të lartë, për të krijuar një zonë demonstruese të tregtisë digjitale.

Panairi i sivjetshëm po të mbahet nga 2 deri më 7 shtator. Tema është “Teknologjia digjitale hap të ardhmen, shërbimi promovon zhvillimin”. Më shumë se 10 000 kompani nga 153 vende dhe rajone po të marrin pjesë në ekspozitë .

Marketing
Related news