4.8 C
Skopje
Friday, December 2, 2022

Sadi Bexheti merr mbështetje të fuqishme nga tetovarët

Tetovë, 18 shtator – Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për Komunën e Tetovës, Sadi Bexheti, merr mbështjetje të fuqishme nga qytetarët e Tetovës.

Bexheti ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe aktivistët në vazhdën e prezantimit të planit për qytetin e Tetovës dhe lagjeve të saj.

“Sonte Dr. Sadi Bexheti, bartësi i listës për këshilltarë komunal Pajtim Thaçi, kandidatët për këshilltarë Besart Kamberi dhe Dr. Isnije Vejseli qëndruan në nëndegën Teteks 1, Teteks 2 dhe Teteks 3.

Bashkëbisedimi me aktivistë dhe qytetarë nuk mungoi në vazhdën e prezentimit të planit të PDSH-së dhe Sadi Bexhetit për qytetin e Tetovës dhe lagjeve të saj. Kandidatët apeluan që t’i japin shans shpresës dhe suksesit në Komunën e Tetovës për 4 vitet e ardhshme me Sadi Bexhetin” njofton PDSH.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img