9.8 C
Skopje
Monday, October 3, 2022

Rute: Do të bëjmë gjithçka për zhbllokim sa më të shpejtë të fillimit të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Bërdo, 6 tetor – Holanda shpreson se pas zgjedhjeve në Bullgari do të vjen deri të avancimi në tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes dhe do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij në tejkalimin e bllokadës për fillim të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, ka deklaruar sot kryeministri holandez Mark Rute para fillimit të Samitit BE- Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjit.

“Do të duhet të presim në zgjedhjet në Bullgari. Nuk jam i lumtur me faktin që negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut ende janë të bllokuara. Konsideroj se ato duhet të zhbllokohen sa më shpejtë të jetë e mundur. E dimë dhe shpresojmë se ajo me siguri do të ndodhë pas zgjedhjeve në Bullgari dhe do të tentojmë të bëjmë gjithçka që është e mundshme që ajo të ndodhë”, ka thënë Rute.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img