Shkup, 4 tetor – U.D ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Olivera Çausheska Dimovska, sot është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, ku i është dorëzuar notë e ministrisë, në të cilën një i punësuar në ambasadën e Maqedonisë në Moskë, shpallet si person non grata, informon Zhurnal.
MPJ-ja ruse shprehet se kjo masë është përgjigje e një vendimi të pabazë për shpalljen e një diplomati në ambasadën ruse në Shkup si person non grata, e sjellur nga ana e Maqedonisë në gusht të këtij viti.//Zhurnal.mk