0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Rusia dhe Bjellorusia lëshojnë trupa parashutiste afër kufirit me Lituaninë

Një televizion bjellorus ka raportuar se Bjellorusia dhe Rusia kanë lëshuar trupa parashutiste afër kufirit me Lituaninë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë, ky veprim ishte “inspektim i forcave reaguese të Shtetit Union, që kryhet në lidhje me rritjen e aktivitetit ushtarak afër kufirit shtetëror”. Lajmin e raportoi televizioni bjellorus, Nexta.

Zhvillimet e fundit vijnë në kohën më të tensionuar deri më tani, pas muajve me migrim masiv në kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë e më pak edhe me Letoninë. Këto tri shtete shtrihen në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar regjimin e Presidentit Aleksander Lukashenko se po përpiqet të krijojë jostabilitet me një valë të re të migrimit masiv drejt Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së pretendojnë se Bjellorusia është duke u hakmarrë për sanksionet që blloku ia ka vendosur qeverisë autoritare të Lukashenkos për shtypjen brutale të protestave e pakënaqësive brenda vendit.

Latest news
Related news