10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Rufat Huseini: Nëse autobusi nuk ka poseduar licencë, nuk është dashur të lëshohet në kufi

Shkup, 24 nëntor -Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Transport, Rufat Huseini ka folur për aksidentin rrugor në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona. Huseini thotë se në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor, Drejtoria Doganore në vendkalimet kufitare duhet patjetër ta kthejë transportuesin, nëse nuk posedon certifikatë të licencës, transmeton Zhurnal.

“Nëse autobusi vërtetë nuk ka poseduar certifikatë nga licenca në vendkalimin kufitar Deve Bair nuk është dashur ta lejojnë ta lëshojë shtetin. Megjithatë vlerësoj se ky lëshim nuk ka ndikuar për fatkeqësinë. Organet kompetente në Bullgari si shkaktarët të fatkeqësisë i përmendin kushtet në rrugë, gjendjen  autobusit dhe faktorin njeri. Askush nuk e përmendi certifiktën e licencës. Megjithatë duhet të posedojë, ne do të bëjmë verifikime se pse nuk e posedon, por ky nuk është faktor vendimtar në këtë fatkeqësi”, theson Huseini në Utrnski Brifing.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img