6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Rritet qarkullimi në industri

Shkup, 12 nëntor – Qarkullimi i përgjithshëm në industri në shtator të këtij viti është rritur për 13,5 për qind në krahasim me muajin gusht, në raport me shtatorin e vitit të kaluar rritja është 2,8 për qind, ndërsa në periudhën janar – shtator 2021, në raport me periudhën janar – shtator 2020 është më e lartë për 18,6 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, qarkullimi i përgjithshëm në industri në shtator 2021, në raport me shtatorin 2020 shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç tek energjia për 25,6 për qind, Produktet e përhershme për konsum të gjerë për 24,2 dhe Produktet jo të përhershme për konsum të gjerë për 13,1 për qind, ndërsa ulje shënon tek Produktet kapitale për 19,1 për qind.

Qarkullimi në industri, nga ana tjerë, në tregun vendor në shtator 2021, në raport me shtatorin 2020, është rritur për 9,7 për qind, në raport me gushtin e këtij viti rritja është 5,6 për qind ndërsa për nëntë muajt e parë të këtij viti është rritur për 6,3 në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Qarkullimi në industri në tregun vendor në shtator 2021, në raport me shtatorin 2020, shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç energjia për 10,9, Produktet kapitale për 63,9, Produktet e përhershme për konsum të gjerë për 2,4 dhe Produktet jo të përhershme për konsum të gjerë për 5,4 për qind.

Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, në shtator 2021, në raport me shtatorin 2020 është rritur për 0,2 për qind, në krahasim me muajin gusht rritja është 16 për qind ndërsa në nëntë muajt e parë të këtij viti është rritur për 21,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Latest news
Related news