26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Rritet niveli i ujit në liqenin e Ohrit dhe Prespës, zvogëlohen nivelet e lumenjve

Shkup, 15 dhjetor– Për një centimetër është rritur niveli i ujit në liqenin e Ohrit dhe në liqenin e Prespës, ndërsa niveli liqenit të Dojranit  është i njejtë si dje, tregojnë rezultatet  e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Megjithatë, edhe krahas kësaj, niveli i  Liqenit të Prespës është më i ulët nga mesatarja për dhjetorin dhe atë për 1,55 metra me të cilën është tre centimetra nën minimumin absolut prej 842,25 (mnm), ndërsa nivelet e liqenit të Ohrit dhe të Dojranit janë më të larta nga mesatarja  shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit dhe atë për dy centimetra në liqenin e Ohrit, gjegjësisht për 2,7 metra në Liqenin e Dojranit.

Nivelet e lumenjve, sërish, më së shpeshti janë më të larta nga mesataret, por te të gjitha lumenjtë shënojnë rënie në krahasim me ditën e djeshme, me përjashtim të lumit Sateska në vendin matës në Botun ku niveli është i njejtë me ditën e djeshme.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img