26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Rritet ndjeshem prodhimi i anijeve

Luhatjet në sektorin e prodhimit të anijeve janë një tregues shumë i rëndësishëm për të vlerësuar ekonominë. Në vitin 2020, ky sektor në shkallë botërore u gjend në fazën e rënies më të madhe gjatë 30 vjetëve të fundit, për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe paqëndrueshmërisë ekonomike. Të gjitha ndërmarrjet e prodhimit të anijeve kanë pasur rënie të porosive.

Por sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit nga Ministria kineze e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit, në 2020-n Kina e kaloi Korenë e Jugut për numrin e porosive për anije të reja, duke u radhitur në vendin e parë në botë. Kina dhe Koreja e Jugut zunë vjet përkatësisht 48.8 për qind dhe 41.4 për qind të porosive të anijeve të reja në botë, duke u radhitur në dy vendet e para, ndërsa Japonia me 7 për qind në vendin e tretë.

Sipas statistikave, në vitin 2020, numri i anijeve të reja të prodhuara nga Kina dhe porositë e mbetura të Kinës për prodhim anijesh përbënë 43.1 për qind dhe 44.7 për qind të botës, duke vazhduar të zënë vendin kryesor në tregun botëror.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img