30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Ronaldo tregohet i madh, ia dhuron fanellën një vajze të vogël që hyri në fushë – por portieri kundërshtar mbeti i zhgënjyer

Cristiano Ronaldo i dha fanellën e tij një tifoze të re në fund të ndeshjes mes Irlandës dhe Portugalisë – pavarësisht se tashmë ia kishte premtuar atë portierit kundërshtar kundërshtarë, Gavin Bazunu.

Të dy skuadrat luajtën baras 0-0 në ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe kjo ishte përballja e parë e Irlandës në Dublin që para pandemisë.

Megjithatë, ylli i portugezëve, Ronaldo ‘vodhi’ vëmendjen me gjestin e tij human pas përfundimit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, një vajzë vendosi të hynte në terrenin e Stadiumit Aviva dhe të takonte idhullin e saj Ronaldon, pavarësisht se sigurimi i fushës ishin afër.

Ylli i Manchester Unitedit i dha një përqafim vajzës së re dukshëm emocionale dhe pastaj ia dha edhe fanellën e tij, përpara se ajo të merrte një përqafim tjetër.

Kamerat më pas kapën portierin e ri irlandez Bazunu në sfond, i cili dukej se ishte i vetmi në stadium që ndihej pak i zhgënjyer.

Por, thuhet se Ronaldo i ka premtuar lojtarit të Portsmouth fanellën e tij dhe kjo e ka zemëruar atë, pasi mbeti duarbosh.

Tifozët kanë reaguar ndaj incidentit dhe ndërsa janë të lumtur që një mbështetës shkoi i lumtur në shtëpi, ata nuk mund të mos e ndjejnë zemërimin e Bazunu. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img