-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Roman Abramovich po e rikthen Hazardin në Stamford Bridge?

Eden Hazard vazhdon të lidhet me një rikthim te Chelsea, pasi aventura e tij te Real Madridi ka lënë shumë për të dëshiruar.

Yllin belg e kanë përcjell shumë lëndime dhe Los Blancos duan t’i ndajnë rrugët me të sa më parë të jetë e mundur.

Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, Hazard mund të rikthehet te Chelsea qysh në afatin kalimtar të janarit.

Roman Abramovich po e kërkon personalisht rikthimin e anësorit dhe beson se ai do ta dëshmojë sërish se është njëri ndër më të mirët në botë.

Thomas Tuchel e ka bërë të qartë se ai është një fans i madh i lojës së Hazard dhe do ta rikthente atë në Stamford Bridge.

Gjermani e di se Abramovich do ta rikthejë belgun nëse ia kërkon, por janari do të jetë vendimtar për të ardhmen e anësorit. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img