7.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Rita Ora publikon fotografi nga sauna, tregon linjat e përkryera të trupit në pozat me bikini

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë shumë e angazhuar kohëve të fundit.

Ajo ka lansuar një këngë të re në bashkëpunim me Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik, teksa në këtë periudhë po transmetohet edhe spektakli “The Voice Australia” në kontinentin australian, ku Rita është anëtare e jurisë.

Ora gjithashtu është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Foto: Rita Ora/Instagram

Jo të pakta janë rastet kur artistja ndan edhe imazhe me përmbajtje provokuese, siç është rasti në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory.

Rita ka pozuar në një saunë, ku shihet duke shijuar efektin e saunës në një paraqitje mjaft provokuese në bikini.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj disa fotografi atraktive në bikini nga pushimet e saj, teksa vinte në pah linjat atraktive trupore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita pa hezitim tregon linjat e saj të trupit, për të cilat kujdeset maksimalisht, duke ndjekur me rregull ushtrimet në palestër.

E njëjta po vazhdon të gjithashtu të shijojë lidhjen e saj të rem e regjisorin Taika Waititi, me të cilin sipas burimeve pranë çiftit po sheh një të ardhme premtuese. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img