33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Rita Ora merr vëmendjen me stilin e saj të veçantë në veturë, ndërsa promovon këngën e saj të re “Follow Me”

Ajo u vesh si kaubojse për klipin e saj të ri “Follow Me”.

Dhe Rita Ora, 31 vjeçe, ngacmoi fansat me imazhe që paralajmëronin publikimin e këngës së saj të re ”Follow Me” në bashkëpunim me Sam Feldt teksa pozonte për fotografi në veturën e saj, të enjten.

Duke publikuar imazhet në Instagram, ajo shkroi: “Në lëvizje… thuaj se do të më ndjekësh?”, Sam Feldt”, ndërsa kishte vënë syze dielli të çuditshme, shkuan DailyMail.

Këngëtarja ka pozuar me syze dielli me model bardh e zi dhe xhaketë bomber të markës “Prada” me përmasa të mëdha.

Rita gjithashtu veshi një palë pantallona të shkurtra të zeza për çiklizëm ndërsa vuri në dukje këmbët e saj të tonifikuara dhe veshi i dizajnoi flokët e saj bionde në stilin topuz të çrregullt.

Klipi, i cili do të publikohet të shtunën, e paraqet Ritën në versionin e kaubojses në shkretëriën e Kalifornisë.

Të hënën ajo mund të shihej e veshur me një jelek të zi dhe çizme me njolla bardh e zi teksa po lakohej për disa fotografi në prapaskena.

Ajo gjithashtu tregoi thonjtë e saj të gjatë blu.

Ndërsa në një tjetër imazh, ajo shkëlqeu me një buzëqeshje verbuese teksa pozonte përkrah bashkëpunëtorit DJ Sam.

Rita qartazi po kalonte kohën më të mirë në vendin e shkretëtirës, ndërsa pozoi për një bollëk fotografish argëtuese.

“Askush nuk mund të më dojë si ju, por kjo do të thotë se ju keni fuqinë të më lëndoni gjithashtu. Shumë të lumtur që të gjithë e doni ‘Follow Me’! Faleminderit që më dëgjuat”, shkroi Rita në mbishkrimin e këtyre fotografive. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img