33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Rexhepi: Ende kam bindjen se do të marim datë për negociata, ndoshta edhe në janar

Shkup, 15 dhjetor – Deputeti Kastriot Rexhepi në një deklaratë për “Fokus” thotë se sipas propozimit të Këshillit Evropian ende më e qartë është se po afrohet dita kur od të marim datë për fillim të negociatave, ndoshta që në janar, informon Zhurnal.

“Ende qëndroj në bindjen time për Maqedoni evropiane dhe me vendimin tim kam kontribuar të kemi shumicë stabile në Parlament pa asnjë krizë politike.

Kjo do të thotë se ne jemi stabil dhe të përgatitur për zgjidhje me Bullgarinë. Duke patur parasysh se Këshilli i Evropës ka dërguar mesazh të qartë se me padurim pret fillim të negociatave në konferencën e parë ndërqeveritare mes RMV-së dhe Bullgarisë, duke shtuar dhe deklaratën e kryeministrit Petkov se do të angazhohet fuqishëm për zgjidhje të pengesave mes dy shteteve që të mos ketë më bllokime për vendin tonë nga pala bullgare, dëshmon se po afron dita kur do të marim datë për fillim të negociatave”, thotë Rexhepi për Fokus.

Ai shton se si pjesë e shumicës do të jep kontribut kjo të ndodhë orë e më parë.

“Mbështetja nga Uashingtoni, Britania e Madhe dhe 26 vendet e BE-së është e qartë. Ne si shtet i kemi përmbushur të gjitha obligimet nga ana jonë dhe ngelet që Bullgaria të heqë veton sa më herët. Kjo nuk varet vetëm nga unë si deputet por as nga shumica. Apeloj deri te të gjithë aktorët politik të japin kontributin e tyre në këtë drejtim duke mos shikuar interesat partiake por të veprojnë në mënyrë shtetërore dhe në interes të qytetarëve”, thotë Rexhepi.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img