23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Rekomandim për kanalet sportive të vendosin komentim në gjuhën shqipe dhe maqedonase

Shkup, 2 nëntor – Qeveria u ka rekomanduar të gjithë transmetuesve që transmetojnë përmbajtje sportive në territorin e vendit që më së voni deri më 31 dhjetor të fillojnë me zbatimin e dispozitave të Konventës së BE-së për televizionin ndërkufitar dhe t’i transmetojnë shërbimet mediatike sportive në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, ky rekomandim është miratuar në seancën e sotme të 117-të të Qeverisë.

Rekomandimi bazohet në Raportin e Grupit Punues për gjetjen e mënyrës për rregullimin e mbulimit gjuhësor në gjuhën shqipe dhe maqedonase në kanalet sportive që ritransmetohen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img