30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Regjistrohen 349 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 12 pacientë

Shkup, 31 tetor – Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2.754 testime janë regjistruar 349 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 166 janë në Shkup, 23 në Kumanovë, Shtip 22, Prilep 18, Manastir 17, Koçani 16, Kavadar 13, Tetovë 11, Veles dhe Ohër 10, Sveti Nikole 9, Negotinë 8, Berovë dhe Probishtip 4, Gjevgjeli dhe Demir Hisar 3, Strumicë, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Dellçevë 2 dhe 1 në Gostivar, Strugë, Resnjë dhe Vinicë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shënuar 208 pacientë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa prej tyre 3 janë nga Shkupi, nga 2 nga Shtipi dhe Sveti Nikole dhe nga 1 në Kumanovë, Manastir, Radovish, Strumicë dhe Dojran.

Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 202.552 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 188.540 janë shëruar dhe 7.132 persona kanë humbur jetën.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img