3.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Reforma zgjedhore| Berisha për Alibeajn: E doni peng, të votojë për rrogën e gruas

Sali Berisha ka ironizuar Enkelejd Alibeajn gjatë seancës parlamentare. Ai përmendi në fjalën e tij rrogat e Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se Alibeaj po mbahet peng për të votuar për rrogën e bashkëshortes.

Sipas tij në parlament, kurrë në 32 vite nuk ka ndodhur që njëra palë t’i caktojë palës tjetër përbërësit.

Në qëndrimet që mbani ka hipokrizi të pafundme dhe djallëzi primitive. Pse ju doni t’i ndani momentet? Doni t’i ndani momentet dhe janë të pandashme. Po miratojmë shtytjen, ndryshimin e përbërjes, nesër mblidhet komisioni. Nëse jeni të interesuar për një frymë, por ju hallin e keni tjetër kund. Ju doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes. Është votimi për rrogat e gjykatës dhe në këtë variant, ish-bashkëkryetarin që opozita e ka shkarkuar e mbani peng derisa të votojë, njëra mundësi. Nuk ka rëndësi të hyj në këtë analizë, por hiqni dorë nga këto gjëra. Është e turpshme! Kurrë ndonjëherë në 32 vite nuk ka ndodhur në këtë parlament që njëra palë t’i caktojë palës tjetër përbërësit. Unë habitem pse anëtarët vijnë në parlament, vetëm vijnë për t’i nderuar dakord, por përndryshe s’ka mundësi.

Marketing
Related news