-0.2 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Reciprociteti me targa nga Kosova, Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare – reagon edhe Lista Serbe

Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiq, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të martën në orën 10 të mëngjesit.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, tema kryesore e sesionit do të jenë “ngjarjet e fundit në Kosovë”.

Siç thuhet më tej, aty do të diskutohet vendimi i fundit për heqjen e targave nga makinat serbe nga autoritetet në Kosovë.

Një reagim rreth zhvillimeve të fundit ka ardhur dhe nga drejtuesit e Listës Serbe të cilët kanë ardhur sot në mëngjes në vendkalimin kufitar të Jarinjes “për t’u dhënë mbështetje serbëve të tubuar”.

Dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Veç këtyre, sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img