2.8 C
Skopje
Friday, January 28, 2022

Raportohet e zhdukur një e mitur në Viti

Në raportin e saj 24 orësh policia ka bërë të ditur, që në qytetin e Vitisë, një vajzë ka raportuar se motra e saj e mitur është zhdukur.

Ajo ka njoftuar se e mitura kishte dalë nga shtëpia që nga data 23.09.2021 dhe nuk ishte kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se motra e saj viktima femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, ka bërë të ditur policia.

Pas kësaj, njësia policore është duke hetuar rastin.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img