19.8 C
Skopje
Friday, October 4, 2024

Ramadani: Jam shëndosh e mirë, i përshëndes të gjithë ata që punuan për lirimin tim

Shkup, 2 gusht – Gjykata Themelore në Shkup e ka liruar me kusht, ish ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, i cili ishte arrestuar, më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Ramadani është treguar mirënjohës dhe ka falënderuar të gjithë ata që punuan për lirimin e tij.

“Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh!

Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit, ka shkruar Blerim Ramadani.

Marketing
Related news