2.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Rama takon drejtorin ekzekutiv të Pfizer: Na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme drejtorin ekzekutiv të Pfizer, Dr.Albert Bourla në zyrat qendrore të kompanisë në Nju Jork. Rama tha se ai i hapi dyert një vit më parë Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duke mundësuar nisjen e vaksinimit për të luftuar me Armikun e Padukshëm

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, shkruan Rama.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img