23.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Rama i bashkohet thirrjes së SHBA-së, të deeskalohet situata në kufirin Kosovë-Serbi

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së SHBA-së për shtensionim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën X (dikur Twitter) Rama i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Gjithashtu në postimin e tij kryeministri shtoi se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama në rrjetin social, X.

Marketing
Related news