Shkup, 23 shtator – Rajoni juglindor ka pjesëmarrje më të madhe në krijimin e bruto vlerës së shtuar në bujqësi me 29,8 për qind, por edhe në krijimin e vlerës së prodhimtarisë së kulturave bujqësore me 34,4 për qind.
Siç njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, në bazë të analizave për vitin 2019, i dyti sa i përket krijimit të bruto vlerës së shtuar është Rajoni i Pellagonisë me 22,9 për qind, përderisa pjesëmarrje më të vogël ka Rajoni Juglindor me 2,8 për qind.
Në krijimin e vlerës së prodhimtarisë blegtorale, pjesëmarrje më të madhe ka Rajoni i Pellagonisë me 21,4 për qind.