Shkup, 26 tetor – Në zjarrin e sotëm që ka ndodhur në afërsi të Parkut të Qytetit, automjeti i parë zjarrfikës ka ardhur për gjashtë minuta nga Karposhi dhe menjëherë edhe 5 automjete zjarrfikëse me dy cisterna nga Higjiena komunale. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 20 zjarrfikës, të cilët e kanë vendosur zjarrin nën kontroll. Reagimi i tyre i shpejtë nuk ka lejuar që të ketë viktima ose të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Me të vërtetë është johumane që të mblidhen pika të imëta politike kur zjarrfikësit e Shkupit e rrezikojnë jetën në shuarjen e zjarrit.
Zjarrfikësit e Shkupit deri më tani shumë herë e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe sakrificën ne tyre, ndërsa akuzat e këtilla nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk i bëjnë askujt mirë, por përkundrazi vetëm tregon mosrespektim ndaj heronjve të Shkupit.