26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Qytetari kosovar e hoqi flamurin maqedonas të vendosur te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë

Prishtinë, 15 dhjetor – Numër i shtuar i policëve është parë mbrëmë në hapësirat përreth Kuvendit të Kosovës.
Gazeta Express ka mësuar nga burime të sigurta se ky veprim është marrë nga Policia pas një paralajmërimi për djegien e flamurit maqedonas.
Shtimi i forcave të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të kryeqytetit mësohet se lidhej me vizitën e some të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski në Kosovë.
Sipas të njëjtave burime, zyrtarëve policorë ju është dhënë urdhër që një veprim i tillë të mos lejohet të ndodhë në asnjë mënyrë.
Kujtojmë se dje gjatë ditës një qytetar e ka hequr flamurin maqedonas i cili ishte vendosur në shenjë respekti për vizitën e presidentit maqedonas, në vendin e njohur si të “Rrethi i Flamurit në Prishtinë”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img