0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Qytetarët e Maqedonisë online blejnë një apo dy herë në tre muaj

Shkup, 12 nëntor – Pandemia e kovidit dukshëm e ndryshoi strukturën e transaksioneve onlajn të cilat i bëjnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe nëse paraprakisht blihej nga jashtë, tani gjithnjë e më shumë janë kthyer në vend dhe më tepër po blihet nga dyqanet vendase, që është inkurajuese dhe në dobi të e-tregtarëve vendas, porositi Nina Angellovska nga Asociacioni për E-Tregti para fillimit të Konferencës së katërt për e-tregti, e cila sivjet, nën moton “Ready, Set, Grow”, që po organizohet në format hibrid në Shkup.

“Nëse para dy viteve struktura ishte vetëm rreth 40 për qind ishte ndaj shtëpisë, tani 47 për qind e vlerës së përgjithshme është drejt tregtarëve vendas. Sa i përket rritjes, vitin e kaluar kemi pasur rritje treshifrore në transaksione ndaj e-tregtarëve vendas, ndërsa tani kjo rritje në gjysmën e parë të vitit është 77 për qind”, deklaroi Angellovska.

Ajo theksoi se nga të dhënat në Analizën vjetore për e-tregti, të cilën çdo vit e përpunon Asociacioni për E-Tregti, mund të konkludohet se e-blerësi në Maqedoninë e veriut mesatarisht blen në tre muaj një herë apo dy herë, që më pak është krahasuar me të gjitha vendet e Evropës.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut përveç kësaj që blejnë onlajn, potencoi, po bëhet edhe përdorimi i internetit për mediat sociale, gjegjësisht për bashkëngjitjen e fotografive, teksteve, përmbajtjeve të krijuara personalisht dhe kjo në mënyrë drastike para të gjitha vendeve të tjera në Evropë.

Nëse krahasohemi me të gjitha vendet e rajonit, potencoi ajo, ndoshta është i dukshëm progresi në Kosovë lidhur depërtimit të internetit, që arrin 96 për qind me çfarë është afër vendeve të zhvilluara, derisa ne kemi 81 për qind dhe është në të njëjtin nivel me vitin paraprak.

Shefi kryesor i të dhënave në Qeverinë estoneze, Ot Uelsberg theksoi se në Estoni shumica e njerëzve vazhdojnë ta përdorin e-tregtinë dhe të tregtojnë onlajn që është diçka që përfundimisht e përdorin dhe gjithnjë e më shumë kompani.

Ilir rexha, përfaqësuesi nga Ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik dhe Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIS), theksoi se e-tregtia është një mundësi e madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Latest news
Related news