13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

QMK: Ekziston mundësi nga përmbytjet

Shkup, 8 tetor – Reshjet  ditëve të fundit në përgjithësi kanë ndikim pozitiv dhe kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes hidrologjike në vend dhe për të mbjellat bujqësore. Qendra për menaxhim me krizat (QMK) rekomandon  lëvizje të kujdesshme pranë lumenjve dhe  që të mos vjen deri te përmbytjet i pralajmëron institucionet kompetente dhe qytetarët të kenë kujdes.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK) Stojançe Angelov në konferencën e sotme për shtyp informon se dje kishin mbledhje koordinative me të gjithë kompetentët, me përfaqësuesit e SHA Ekonomizim me ujërat, Enti Hidrometeorologjik dhe me institucione tjera ku e shqyrtuan gjendjen me kanalet e ujërave.

Ai apeloi qytetarët  të lajmërohen në QMK, në linjën telefonike falas 195 nëse vlerësojnë se  diku ekziston rrezik nga përmbytjet ose mundësia e vërshimit të lumenjve.

Angelov paralajmëroi se ekziston mundësi nga përmbytjet, të cilat nuk mund të jenë me përmasa të mëdha,  por mund të përmbyten tokat bujqësore, mund të përmbyten edhe shtëpi përveç disa lumenjve.

Duke u përgjigjur  në pyetjen e gazetarëve, drejtori i QMK-së tha se kanë listë detajore me vende të cilat janë kritike,  ndërsa komunat i kanë këto të dhëna.

Shtoi se në këtë moment gjendja është stabile, kanalet janë pastruar në mënyrë solide, por nevojitet të vazhdohet  me pastrimin e plotë të kanaleve. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img