10.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

Qeveria formoi grup punues për bartjen e të vdekurve nga fatkeqësia e komunikacionit në Bullgari

Shkup, 26 nëntor – Qeveria në mbledhjen e djeshme të rregullt, të 121-të, e shqyrtoi informatën për planin e bartjes së personave të lënduar dhe të trupave të të vdekurve në fatkeqësinë e autobusit në Bullgari, për çka është formuar grup punues i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa në të cilin bëjnë pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informuan nga Shërbimi qeveritar për shtyp.

“Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë të sigurojë automjete adekuate ambulancore për personat e lënduar dhe tërësisht t’i mbulojë nevojat financiare për transportin e tyre në vend, si dhe të sigurojë kujdes adekuat shëndetësor, pa dallim nëse personat e lënduar janë të siguruar në Fondin për sigurim shëndetësor ose jo”, thonë nga Qeveria.

Krahas kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme është e angazhuar të kryejë zgjedhje të ndërmarrjes adekuate transportuese dhe në tërësi të realizohet transporti dinjitoz i mbetjeve mortore të të vdekurve nga Bullgaria në vendin tonë, ndërsa mjetet për transportin dhe varrimin në tërësi do t’i mbulojë Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë.

Njëherit, nga Qeveria theksuan se Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar të sigurojë kalim të papengueshëm me shoqërim policor nga kufiri me Bullgarinë deri në destinacionet e fundit. a

Marketing
Related news