22.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Qeveria e miratoi Propozim – buxhetin për vitin 2022

Shkup, 1 nëntor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt të 116-të, që u mbajt më 30 tetor, për shkak të respektimit të afateve për miratim, e miratoi Propozim – buxhetin për vitin 2022.

Siç qëndron në ueb faqen e Qeverisë, për shkak të heshtjes zgjedhore, kumtesa për Propozim – buxhetin e miratuar publikohet sot, 1 nëntor, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme do të publikohet edhe prezentimi detajues.

Propozim – buxheti i miratuar, së bashku me Projekt-ligjin e përcaktuar për përpilimin e Buxhetit për vitin 2022, do të dorëzohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img