17.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Qeveria do të mbajë seancën e 118-të

Shkup, 9 nëntor – Qeveria sot në mesditë do ta mbajë seancën e rregullt të 118-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa propozim-ligje për ndryshime dhe plotësime, përfshirë Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen sociale dhe arsimin fillor.

Në seancë, siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, janë edhe raporte të ndara për funksionimin e disa ndërmarrjeve publike dhe shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në përputhje me obligimet për dorëzim të rregullt në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënie dhe transparencë në punë.

Për konkluzionet dhe vendimet nga seanca e sotme e rregullt e Qeverisë, opinioni do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.

Marketing
Related news