27.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Qeveria dërgon ‘Buxhetin e Shtetit’ në Kuvend, sa rriten pagat gjatë vitit të ardhshëm

Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” të vitit të ardhshëm duke parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliard lekë kundrejt 536miliard lekë të ardhura. Në këtë mënyrë, qeveria planifikon të ketë një deficit buxhetor prej rreth 101 miliard lekësh, të cilat do t’i mbulojë duke marrë borxh brenda dhe jashtë vendit.

Në lidhe me rritjen e pagave për vitin 2022, qeveria planifikon që të ketë një shtesë mesatare prej 6 për qind për mësuësit dhe personelin shëndetësor.

“Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, parashikon Ministria e Financave në buxhet.

Projektbuxheti 2022

Të ardhura – 536 miliard lekë

Shpenzime – 637 miliard lekë

Deficiti buxhetor – 101 miliard lekë

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img