6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Qëndrueshmëri e investimeve të huaja ne tregun kinez

Besimi i investitorëve të huaj dhe synimet e tyre për tregun kinez janë përgjithësisht të qëndrueshme, deklaroi Gao Feng, zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, gjatë një konference shtypi, citon “Xinhua”. Ai tha se midis shteteve të ndryshme, raportet e publikuara nga Dhomat e Tregtisë në SHBA, BE dhe Japoni kanë treguar besimin e kompanive të huaja në tregun kinez.

Duke cituar raportet, Gao saktësoi se pothuajse dy të tretat e kompanive amerikane dhe 59% e atyre të BE-së kanë vendosur të zgjerojnë aktivitetet e tyre në Kinë, ndërsa 36.6% e kompanive japoneze kanë vendosur gjithashtu të rrisin investimet e tyre.

Sipas të dhënave të ministrisë, investimet e huaja direkte në Kinën kontinentale kanë ruajtur vrullin e qëndrueshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2020, ndërsa ato në përdorim aktual u rritën me 25.5% në vit në 672.19 miliardë juanë në shtatë muajt e parë të 2021-shit.

Gao theksoi se vendi do të vazhdojë të hapet më tej, të optimizojë mjedisin tregtar dhe të mbështesë investitorët dhe bizneset e huaja në zhvillimin e tyre në Kinë.

Marketing
Related news