29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Puna dhe pasioni e bëjnë diferencën e “Studio Adelina”

Profesioni dhe pasioni që e kanë  kujdesen për paraqitjen e zonjave, të cilat duan të duken bukur dhe të shkëlqejnë kudo që paraqiten, janë këto vajzat e talentuara Kaltrina e Festina, të prira nga mamaja e tyre Adelina, të cilat me shumë pasion tashmë sa vite e zotërojnë sallonin e tyre “Studio Adelina”.

Salloni “Studio Adelina”, megjithatë është i hapur dhe mirëpret me dashamirësi të gjitha klientët, pa marrë parasysh statusin publik apo profesionin. Mjafton të duash të shkëlqesh dhe Adelina me ekipen e saj janë aty.

E bukur dhe elegante, por mbi të gjitha profesioniste e vërtetë, është ky epiteti që karakterizon grimeren Kaltrina, e cila është tejet e lumtur teksa i sheh klientët e saj që dalin të kënaqura nga studio.

Ndryshe Kaltrina është e certifikuar edhe për manikyr – pedykur e cila punon në mënyrë profesionale dhe të përkryer.

Të shumta sot në vendin tonë janë frizeret apo siç njihen në botë me termin artistik Hair-Stylist, por puna e tyre e veçantë e unike vetëm tek disa bën diferencën, e tillë është Festina e cila me mjeshtërinë e saj, me punën që bën duke iu përshtatur më së miri trendëve kur bëhet fjalë për stilet dhe ngjyrat tek pjesa më e rëndësishme të bukurisë së një femre, te floku.

Festina na tregon se këtë pasion që ka pasur vite e vite që kur ishte e vogël e ka kthyer me dashuri në profesion.

Andaj puna e tyre e mrekullueshme i shtyn që të punojnë fort edhe për klientët e tyre të shumtë.

Poashtu për më shumë mund ta vizitoni në:

https://m.facebook.com/Studio-Adelina-220048408342089/

https://www.instagram.com/studio_adelina/?utm_medium=copy_link&fbclid=IwAR1kAHggN49OYH2T0iYvpOilUL8WM4biaJj9sjT0mjUAOBYPWJEFD9Vfiow

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img